“Prijës i nderuar, kam ardhur në Kairo enkas për të mësuar prej jush.” (Revolucionari komunist, Che Guevara)
“Ky është ai burrë, emrin e të cilit e brohorasin dhe i thurin këngë popujt e Azisë, Afrikës dhe Indisë. Është pikërisht ky burrë rreziku i ardhshëm që i kanoset shteteve të Evropës, i cili lufton në emër të Islamit, për të rikthyer udhëheqjen e besimtarëve dhe kalifatin islamik.” (Anëtar i Dhomës së Komunëve të Mbretërisë së Bashkuar)
“Shkova të takoj AbdulKerimin në një hendek frontal (në vijën e parë të luftës), ndërkohë që aviacioni spanjoll dhe francez po bombardonte intensivisht zonën me predha, dhe e gjeta të qeshur, të lumtur, duke qëlluar me pushkën e tij avionët e armikut. U mahnita nga kjo dukuri unike njerëzore!” (Gazetar Amerikan)
Sekretari i parë i “Lidhjes së Kombeve Arabe”, Abdurrahman Azem Pasha, nuk i besoi syve, teksa lexonte telegramin e fshehtë që i kishte mbërritur nga një grup luftëtarësh muslimanë arabë nga Jemeni, në njërën prej ditëve të vitit 1947, ku thuhej:
“Urgjente dhe tepër sekrete! Sot ankoroi në portin e Adnit një anije franceze, në bordin e së cilës mbahet peng një burrë i moshuar i lidhur me zinxhirë. Kemi një parandjenjë se ai duhet të jetë heroi legjendar musliman, i cili është zhdukur prej njëzet vitesh. Anija në fjalë është drejtuar për në Francë, nesër do të kalojë nga porti egjiptian ”Bur Seid”, prandaj e pamë të domosdoshme t’ju tërheqim vëmendjen!”
Fill pas leximit të telegramit, Azam Pasha, kërkoi takim të menjëhershëm me mbretin Faruk, për të diskutuar mbi telegramin e rrezikshëm që sapo i kishte mbërritur nga gjiri Bab el Mendub. Mes të dyve u zhvillua një bisedë e fshehtë në rezidencën e mbretit Faruk.
Vetëm pak çaste më vonë, u lëshua një urdhër për oficerët egjiptianë në kanalin e Suesit, që të ndalohej anija në fjalë dhe të merrej plaku i moshuar e të sillej në pallatin mbretëror në Kairo, në mënyrë që të konfirmohej identiteti i tij. Pas jo më shumë se njëzet e katër orësh, oficerët egjiptianë sollën në pallatin e mbretit një plak me mjekër të bardhë si bora, i cili ecte me hapa të sigurt dhe të qetë. Në fytyrën e tij të drobitur, dukeshin qartazi shenjat e madhështisë dhe krenarisë. Ishte veshur me një rrobë të bardhë dhe tepër të thjeshtë. Nëpër duart dhe këmbët e tij ishin të dukshme shenjat e zinxhirëve dhe prangave, sikur t’i ishin gdhendur në lëkurë.
Kur mbërriti, mbretit Faruk e pyeti për identitetin e tij dhe ai u përgjigj duke e parë me shikimin e një shqiponje dhe me një zë krenar dhe të sigurt tha: “Unë jam prijësi Muhamed Ibn AbdulKerim Hattabi.”
Le të rrëmojmë pakëz nëpër histori dhe të zhvendosemi nga Kairo drejt perëndimit, më saktë në qytetin e Egadir, në rrethinat e Marokut islamik, aty ku në vitin 1883 prijësi i një fisi prej fiseve amazige berbere, i cili quhej AbdulKerim Hattabi, u bë me një djalë, të cilit ia vuri emrin Muhamed në nder të emrit të Profetit (paqja e Zotit qoftë mbi të!). Ai vendosi që djalin e vet ta pajisë me edukatë fisnike që në vogëli. Ai i mësoi djalit të tij personalisht gjuhën arabe dhe Kuranin Madhështor përmendësh. Më pas, e dërgoi atë në “Universitetin e Karevinit” në qytetin e Fasit, ku djali mësoi shkencën e hadithit dhe jurisprudencën islame. Brenda pak vitesh, ndonëse akoma i ri në moshë, ai arriti të marrë postin e gjykatësit të lartë në qytetin e Melilijeh në Marok.
Situata e Marokut islamik asokohe ishte më e vështirë nga ç’mund të imagjinohet. Kolonizatorët (shkatërruesit) e kishin kuptuar që trojet e Marokut islamik, ishin vendi ku përgjatë historisë kishin lindur heronj të shquar. Aty u shfaqën luftëtarët e dinastisë së murabitinëve që luftuan në Spanjë, dhe nga aty lundruan drejt Evropës forcat e dinastisë së muvehidinëve, po nga aty u nisën për herë të parë drejt Evropës legjionet e ndritura islame, nën komandën e Tarik Ibn Zijadit. Për këtë arsye, shtetet e Evropës vendosën t’i jepnin fund këtij rreziku islamik dhe për këtë organizuan në vitin 1906 konferencën ”Gadishulli i Gjelbër”, ku morën pjesë 12 shtete evropiane.
Në këtë eveniment është shfaqur për herë të parë në histori emri i Amerikës, me ç’rast Shtetet e Bashkuara të Amerikës shkelën ”Teorinë Monroe”, e cila ia ndalonte Amerikës përfshirjen në politikën ndërkombëtare. Synimi i mbledhjes së këtyre shteteve ishte që t’i jepnin fund njëherë e përgjithmonë këtij makthi të vazhdueshëm islamik. Vendimi përfundimtar i kësaj konference ishte: copëtimi i trojeve të Marokut islamik!
Është shumë tronditëse mënyra se si u realizua copëtimi i Mbretërisë së Marokut islamik. Në copëtimin e tij u përdor një metodë e ligë, që nuk e kishin parë më herët popujt e botës, një metodë që garantonte shpërbërjen e tij përfundimtare. Si rrjedhojë e këtij copëtimi, Franca mori pjesën jugore të mbretërisë ”Mauritaninë”, ndërkohë Spanja mori ”Shkretëtirën Perëndimore” në Veri. Më pas, Franca mori përsëri pjesën qendrore të Marokut aktual, nga krahu verior i shkretëtirës. Pastaj përsëri Spanja mori ”Rifin e Marokut” në bregdetin verior. Veç kësaj, u pushtuan edhe disa qytete të tjera në vende të ndryshme nga Anglia dhe Gjermania. Me këtë që bënë, të gjithë menduan se i dhanë fund njëherë e përgjithmonë ekzistencës së Islamit në tokat e Marokut.
Por AbdulKerimi dhe djali i tij Muhamedi (Allahu ua shpërbleftë me të mira!) mendonin ndryshe. Ata nisën t’i bashkojnë fiset që ishin në konflikt me njëri-tjetrin nën flamurin e përbashkët të Islamit dhe filluan të shkëmbenin letra me kalifin osman në kryeqytetin e kalifatit. Kjo bëri që spanjollët ta ekzekutonin AbdulKerimin dhe djalin e tij Muhamedin ta burgosnin në njërin prej burgjeve të Marokut, që ndodhej në majën e një mali.
Në një mënyrë spektakolare e të papërshkrueshme, heroi i biri i heroit, arriti të përgatisë, nëpërmjet pëlhurës së krevatit të tij, një litarë për të shpëtuar veten, duke u lëshuar nga dritarja e dhomës së burgut. Por për fat të keq, litari nuk ishte aq i gjatë sa ai të zbriste nga maja e malit në tokë, prandaj atij iu desh të hidhej mbi shkëmbinjtë e gurtë nga një lartësi e madhe. Si pasojë e përplasjes së fortë, atij iu thyen këmbët dhe i ra të fikët dhe më pas ra në duart e autoriteteve, të cilët e rikthyen në burg.
Pas një kohe, Hattabi u lirua nga burgu dhe formoi një ushtri prej 3 000 luftëtarësh, të cilët i mblodhi nga fiset e Rifit të Marokut. Ai shpiku një art të ri luftimi dhe ishte i pari në historinë e luftërave që e përdori këtë art, i cili njihet si ”Lufta Guerile”. Ky art lufte, përkufizimi i të cilit është ”Sulmo në befasi dhe tërhiqu”, është përdorur më vonë nga të gjithë revolucionarët e botës. Më pas, Hattabi hartoi një tjetër sistem rezistence, të cilin e përdori më vonë komandanti vietnamez Ho Chi Minh, i cili e ka pranuar se e ka kopjuar nga Hattabi në luftën kundër amerikanëve disa vite më vonë. Ky art, nënkuptonte hapjen e hendeqeve të nëndheshme, që shtriheshin gjer te llogoret e armikut.
Nëpërmjet këtij arti të ri luftarak, heroi musliman Hattabi, arriti t’i japë një mësim të ri ushtrisë spanjolle. Humbjet e shumëfishta të palës spanjolle në Rifin Maroken, e detyruan mbretin spanjoll, Alfonsin e Tretë, që të mobilizonte një ushtri të tërë nga Madridi, nën komandën e shokut të tij gjeneral Silvestre. Dy ushtritë u përballën në betejën e paharruar të Envalit. Në njërën anë ushtria spanjolle e përbërë nga 60 mijë ushtarë, të pajisur me tanqe dhe avionë, dhe në ana tjetër një ushtri e përbërë nga 3 000 luftëtarë, që posedonin vetëm disa pushkë të thjeshta. Këto dy palë përballën për kauzën e Zotit të tyre. Njëra palë luftonte në emër të Zotit të gjithësisë, Allahut, ndërsa pala tjetër luftonte në emër të tokës dhe kryqit!
Me të drejtë Allahu do i ndihmonte besimtarët! Dhe ndodhi ajo që nuk pritej, tre mijë luftëtarët muslimanë, nën udhëheqjen e komandantit legjendar Hattabit, triumfuan kundra një ushtrie të tërë të përbërë nga 60 mijë ushtarë kryqtarë. Në këtë betejë humbën jetën 18 mijë ushtarë spanjollë dhe u morën peng dhjetëra mijëra të tjerë. Ata që arritën të shpëtonin nuk ishin më shumë se 600 ushtarë, të cilët ia mbathën drejt Spanjës si qen të trembur, për t’i treguar mbretit të tyre tmerrin që panë me sy në Rifin e Marokut.
Pas kësaj, prijës Hattabi arriti të themelojë udhëheqjen islamike të Rifit në veri të Marokut. Gjatë 5-vjeçarit të parë të sundimit të tij, ai u angazhua me edukimin e popullit me edukatën e pastër islame, larg falleve dhe bestytnive. Më pas, u angazhua me dërgimin e delegacioneve shkencore nëpër vendet e ndryshme të botës, si dhe me bashkimin e fiseve konfliktuale nën flamurin e Islamit.
Dhe siç pritet, pas çdo rizgjimi islamik, vendet kryqtare, të cilat nuk mblidhen vetëm se kur bëhet fjalë për të luftuar muslimanët, u mblodhën edhe njëherë tjetër, pasi e ndien rrezikun e dinastisë islame të porsalindur, e cila po të vazhdonte, do të ndryshonte rrjedhën e historisë. Ata formuan një aleancë që përbëhej nga gjysmë milioni ushtarësh evropianë me tanqe, avionë dhe anije luftarake, për të luftuar ndaj vetëm njëzet mijë luftëtarëve. Këtu ndodhi befasia më e madhe! Luftëtarët muslimanë, nën komandën e prijësit Muhamed Hattabit, triumfuan në të gjitha betejat që u zhvilluan.
Ata shkaktuan disfata të njëpasnjëshme në radhët e pushtuesve, gjë e cila i detyroi ushtritë e aleancës europiane të bënin pazare me disa shehlerë të tarikateve sufite heretikë. Këta tradhtarë të pabesë i hapën luftë prijës Hattabit, i cili më parë i kishte luftuar herezitë sufite si: ritualin e kërcimit sufi, dervishizmin, festimin e ditëlindjeve të Profetit (paqja qoftë mbi të!) dhe të njerëzve të mirë. Gjëra këto, për të cilat Allahu nuk ka shpallur ndonjë argument. Si rrjedhojë ata lëshuan një fetva, ku e gjykonin të paligjshëm luftimin përkrah Hattabit.
Pas kësaj, aviacioni luftarak francez dhe ai spanjoll lëshuan armë kimike dhe gaz helmues mbi qytetarët, ndërsa flota angleze rrethoi brigjet e Marokut. Hattabit iu desh të luftonte me kombet e bashkuara të botës, ndër të cilët disa ishin tradhëtarë, e disa kryqtarë. Nuk i mbetën përkrah vetëm se 200 luftëtarë, të cilët i dhanë besën Allahut për të rënë dëshmorë nën komandën e tij. Ky numër i paktë luftëtarësh luftuan si luanë.
Dhe kur kryqtarët i humbën shpresat se mund t’i shpartallonin, ata përdorën taktikën e tyre të vjetër, e cila siç do ta shikoni, do të përsëritet shpesh në faqet e këtij libri nëpër historitë e njëqind kolosëve të botës islame. Ata përdorën taktikën e nënshkrimit të paqes me prijës Hattabin, duke i dhënë garanci të plotë muslimanëve për sigurinë e gjithë luftëtarëve muslimanë dhe për t’i mundësuar popullit të Marokut një jetë fisnike me liri dhe pavarësi të plotë.
Por siç e kanë zakon, kryqtarët nuk i mbajtën premtimet e tyre. Ata e rrëmbyen prijësin legjendar, luftëtarin Muhamed Hattabin, dhe e izoluan në një ishull të panjohur në Oqeanin Indian. Ky hero u mbajt në burgim nga ana e predikuesve të së drejtave njerëzore, jo për një apo dy, po për plot njëzet vjet! Ai u mbajt në burgim nga ana e atyre që iu paraqitën botës me sloganin e revolucionit francez: liri, barazi dhe vëllazëri.
E çfarë lirie pretendoni ju o kriminelë, që mbajtët në burgim një të moshuar të dobët për plot njëzet vjet?! Për çfarë barazie flisni, teksa vrisni femrat dhe fëmijët e muslimanëve me gazin tuaj helmues dhe të pistë!? Nëse masakrimi juaj ndaj njerëzve të dobët quhet civilizim, atëherë u shporrshit ju bashkë me civilizimin tuaj!
Këto ishin disa rreshta në lidhje me një betejë islamike të pavdekshme, e udhëhequr nga komandanti musliman trim, i cili sakrifikoi jetën e tij në lule të rinisë, për të lartësuar flamurin e fjalës ”La ilahe il-lellah Muhammedun resulullah”.
Ajo që e trishton shpirtin dhe e gjakos zemrën është se shumica e të rinjve tanë, as që kanë dëgjuar ndonjëherë për emrin e këtij heroi legjendar, ndonëse kanë dëgjuar për shumë të tjerë, të cilët kanë luftuar vetëm për interesa materiale dhe ideale komuniste. Po ta dinin të rinjtë tanë, të cilët mbajnë varur fotot e revolucionarit komunist, Che Guevara, se ai erdhi në Kairo për të mësuar artet e luftës nga heroi legjendar musliman, Muhamed Hattabi, atëherë mendimi i të rinjve tanë për historinë e tyre, të cilën e kanë harruar, ose më saktë i kanë bërë që ta harrojnë, do të ndryshonte.
Protagonisti ynë në fjalë nuk ishte sahabi, madje nuk ishte aspak arab! Dhe pa marrë parasysh përmasën e madhështisë së tij, renditja e tij në hyrje të librit vjen si kundërpërgjigje ndaj atyre mjeranëve, të cilët kur u kërkon që të imitojnë heroizmat e sahabëve dhe sakrificat e tyre, kapen pas një argumenti të dobët se gjoja ne nuk jemi nga brezi i sahabëve! Andaj përmendja e këtij kolosi, i cili u shfaq në shekullin e njëzet, është përgjigjja më e mirë ndaj tyre, të cilët nuk kanë lexuar asgjë nga historia e ndritur e umetit të vet.
Madhështore është edhe historia e tokës së Egjiptit, që mbajti në gjirin e saj heronj nga të gjitha racat e botës islame, si sulltani kurd, Salahudin Ejubi, prijësi maroken Muhamed Hattabi dhe mbreti turk, shpartalluesi i tatarëve, Kutuzi. Kush ishte zonja egjiptiane, e cila u bë nënë për arabët adnanas, gjyshërit e Profetit të fesë islame, Muhamedit (paqja qoftë mbi të!)? Cili ishte mësimi që kjo zonjë ia mësoi njerëzimit? Dhe pse kjo zonjë e madhe, u bë njëra nga femrat më të mëdha të botës islame…
Njoftim: Librin “100 kolosë të botës Islame që ndryshuan rrjedhën e historisë” mund ta porosisni në këtë numër: +355 67 432 3930